Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për hapjen e një rruge priten pishat 50-vjeçare në “Velani”

prerja e pishave - Velani

Disa pisha në lagjen “Velani” në Prishtinë janë duke u prerë, pasi në atë pjesë parashihet të ndërtohet një rrugë. 

Në fotografitë që banorët e asaj lagjeje ia kanë përcjell KOHËS shihen disa prej pishave që tashmë janë prerë. 

Banorët kanë thënë se ato janë të vjetra rreth 50-vjeçare.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka thënë se kjo rrugë do të ndërtohet për ta liruar një pjesë të komunikacionit në "Velani". 

Sipas tij ndërtimi i kësaj rruge ka qenë kërkesë e banorëve dhe ka thënë se ajo nuk mund të ndërtohet pa prerjen e tyre. 

Edhe Rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë, familja ia lë në dorë drejtësisë Arbëri Rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë, familja ia lë në dorë drejtësisë

“Jemi duke punuar për ta liruar një pjesë të komunikacionit në ‘Vleani’ dhe kjo rrugë do ta bëjë këtë gjë. Ka qenë realisht edhe kërkesë e banorëve të vet asaj pjese dhe premtim i joni elektoral. Ne nuk mund të punojmë pa e liruar frontin e rrugës. Unë besoj që është një punë shumë e mirë që jemi duke bërë dhe kujtoj që ajo rrugë do ta lirojë trafikun shumë”, është shprehur Xhaferi.