Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë, familja ia lë në dorë drejtësisë

Rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë

Rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë

Është rrënuar të enjten shtëpia në “Rrugën A” në Prishtinë, e cila, sipas autoriteteve, paraqiste rrezik të lartë shembjeje. E familja që banonte aty ka thënë se prej këtij momenti do t'ia lënë drejtësisë të vendosë. 

Rrënimi ishte planifikuar të realizohej të martën, por u shty pasi pronari i objektit, Faruk Maxhuni, refuzoi të largohej nga shtëpia.

Maxhuni dhe bashkëshortja e tij kanë kundërshtuar vazhdimisht vendimin për rrënimin e objektit, duke deklaruar se më herët kishin njoftuar Policinë dhe Inspektoratin e Komunës së Prishtinës se ndërtimi i ndërtesave të reja në këtë lagje po e rrezikonte stabilitetin e shtëpisë së tyre. Ata kanë kërkuar kompensim para rrënimit. 

Gjatë rrënimit, bashkëshortja e Farukut, Shqipe Berisha-Maxhuni, në një prononcim për media ka thënë se kjo çka po ndodh është padrejtësi e madhe, derisa ka shprehur besim te drejtësia. 

“Qe një vit e ngre zërin. E dinë të vërtetën të gjithë nga ana ime. Kjo çka po ndodh sot është padrejtësi shumë e madhe.  E drejta e banimit është e garantuar me ligj dhe Kushtetutë. Sot m’u cenua kjo e drejtë. Prej këtij momenti, ia lë në dorë drejtësisë. I besoj drejtësisë”, ka thënë ajo. 

Për këtë çështje reagoi një ditë më parë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se objekti ishte ndërtuar pa leje dhe ndodhej në pronë komunale.

Edhe Qytetarët kërkojnë vlerësim e kompensim për shtëpitë e shembura në Rrugën A Arbëri 2 d. më parë Qytetarët kërkojnë vlerësim e kompensim për shtëpitë e shembura në Rrugën A

Sipas Ramës, familjet që banonin në objektet e kësaj zone janë evakuuar para dy vjetësh për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe rrezikut nga rrëshqitja e dheut.

“Edhe pse këto objekte kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguajë shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara. Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe është pronë komunale. Pajtohem me ata që thonë se prona është e shenjtë. E tillë është edhe kjo pronë, e cila është në pronësi të Komunës dhe meriton të njëjtin respekt dhe mbrojtje sipas ligjit”, ka deklaruar Rama.

Shtëpia qe dëmtuar pas punimeve për hapjen e “Rrugës A”.

Nis rrënimi i shtëpisë te “Rruga A” në Prishtinë
FOTO: EO