Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtëpia drejt rrëshqitjes totale në vend të rrënimit nga Komuna e Prishtinës

shtëpia

Kanë kaluar më shumë se një vjet që një shtëpi në rrugën “A” ka rrëshqitur.

Rrënimi i saj duhet të bëhet në mënyrë që të vazhdojnë punimet që u ndalën për shkak të motit të ftohtë e pagesave nga Komuna e Prishtinës.

Lulzim Sallahu nga kompania “Sallahu” i ka thënë KOHËS se pas sezonit të dimrit janë të gatshëm që punimet t’i përfundojnë për katër muaj nëse Komuna kryen detyrat e saj, ku përfshihet edhe largimi i kësaj shtëpie.

“Ne jemi në dimër dhe sapo të përmirësohet moti do të kthehemi në vendpunishte. Në kontratën tonë nuk përfshihet largimi i shtëpisë, këtë duhet ta bëjë Inspektorati i Komunës pasi ajo ndodhet në një zonë të rrëshqitshme. Ne aty po bëjmë një muri mbrojtës. Duhet të rrënohet edhe një shtëpi tjetër nga ana e QKUK-së. Ne që një kohë të gjatë kemi problem edhe me shtylla elektrike të cilat nuk po zhvendosen. Të gjitha këto varen edhe nga pagesat e Komunës ndaj nesh. Nëse miratohet buxheti e bëhen pagesat, ne rrugën ‘A’ e përfundojmë për 4 muaj”, ka thënë ai.

Në zyrën për media të Komunës së Prishtinës kanë thënë se në këtë fazë nuk do të deklarohen për punimet në rrugën “A”.

Bekim Brestovci, drejtor i Inspektoratit ka deklaruar se do të bëjnë largimin e shtëpisë pasi Drejtoria e Emergjencave të bëjë vlerësim për mënyrën se si duhet larguar ajo.

Edhe Rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë, familja ia lë në dorë drejtësisë Arbëri Rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë, familja ia lë në dorë drejtësisë

Fatmir Bilalli, zyrtar i caktuar për këtë pjesë, ka thënë se ata kanë zhvendosur familjen nga shtëpia derisa prona ku është e ndërtuar është komunale. Ai ka thënë se pas ndërtimit të murit mbrojtës mund të bëhet edhe largimi i shtëpisë nga Inspektorati.

Në total rruga “A” do të kushtojë 8.5 milionë euro derisa do të jetë e gjatë 6 km. Ajo pritet të shkarkojë trafikun e Veternikut pasi nga aty lidhet direkt me rrugën “B”.