Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës gjatë 10 ditëve të fundit kanë realizuar bastisje në disa lokale, në qytetet e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
Siç njofton Policia, bastisjet janë realizuar në lokacione dhe kohë të ndryshme, kryesisht gjatë mbrëmjeve, me ç’rast janë kontrolluar rreth 700 persona dhe nuk është gjetur asnjë gjësend i kundërligjshëm.
“Me angazhime rreth masave parandaluese, Sektori i hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, në mbështetje të njësive të NJRSH-s, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, gjatë dhjetë (10) ditëve të fundit ka realizuar disa bastisje të disa lokaleve në qytetet e Mitrovicës e Vushtrrisë. Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në ofrimin e sigurisë për të gjithë”, thuhet në njoftim.
-
Aksion i Policisë në 50 lokacione, 34 të arrestuar
-
Aksion në Vushtrri, arrestohen katër persona për disa vepra penale
-
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
-
Për katër ditë policia në kryeqytet shqiptoi 143 gjoba ndaj motoçiklistëve
-
Policia parandalon rrahje mes të rinjsh në Mitrovicë, arrestohen 15 persona