Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se e mbështet Kosvën në aspiratat euroatlantike, duke theksuar është i gatshëm t’i shkëmbejë përvojat “në raport me proceset reformuese dhe integruese”.
Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Pendarovski ka shkruar në rrjetin social X se mbështetja është në qasjen aktive në iniciativat dhe forumet rajonale ekzistuese.
“Takim me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Mbështetje e aspirimeve euroatlantike të Kosovës, si qasje aktive e Kosovës në iniciativat dhe forumet rajonale ekzistues. Jemi të gatshëm me Kosovën t’i shkëmbejmë përvojat tona në raport me proceset reformuese dhe integrimin tonë euroatlantik”, ka shkruar ai të enjten.
Nga Presidenca kanë thënë se Kosova e Maqedonia e Veriut jo vetëm që ndajnë raporte të shkëlqyera, por edhe projekte të shumta.
Pendarovski është takuar edhe kryeministrin Albin Kurti, por s’janë deklaruar për media pas takimit.
-
Pendarovski ofron mbështetje për rrugën e Kosovës drejt BE-së e NATO-s
-
Maqedonia e Veriut e gatshme të ndajë me Kosovën përvojat për anëtarësim në NATO
-
Pendarovski në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin
-
Osmani: Jetike mbështetja e aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike
-
Zëvendëssekretari i Shtetit diskuton me Osmanin për fushat e mundshme të bashkëpunimit