Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është deklaruar pas raportimeve për përfitimet e familjarëve të deputetëve të pushtetit në grante bujqësore, duke thënë se janë hequr kriteret diskriminuese dhe programet janë bërë më të qasshme për fermerët, bazuar në meritokraci e transparencë.
Peci ka theksuar se mendësitë kriminale pretendojnë se çdo listë e përfituesve duhet të kalojë kah zyra e Ministrit. Ai tha se kanë përfituar mbi 1000 persona grante bujqësore, por në asnjë rast s'ka ushtruar asnjë lloj ndikimi apo intervenimi.
“Nuk më habisin titujt bombastik e as linçimet që vijnë nga mendësia kriminale dhe korruptive pasi që nisen nga vetja dhe nga pretendimi se çdo listë e përfituesve duhet të kalojë kah zyra e Ministrit. Mirëpo jo në rastin tonë. Ne kemi eliminuar kriteret diskriminuese duke i bërë programet tona të qasshme ndaj secilit fermer, duke u bazuar në meritokraci e transparencë!”, ka shkruar ministri i Bujqësisë.
Peci ka shtuar se ka qenë cak i sulmeve nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet lajmeve të rreme, linçimeve dhe ofendimeve.
-
Peci thotë se s’ka ndikuar në përfitimin e granteve nga individë të caktuar
-
Prokuroria i reagon Pecit: Hedhja poshtë e kallëzimit penal s’ka lidhje me grantet në bujqësi
-
Peci: Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin penal ndaj meje, shihemi në gjykatë me zyrtarët e LDK-së
-
Ish-ministri Peci intervistohet në cilësinë e të dyshuarit për grantet në Ministrinë e Bujqësisë
-
Peci intervistohet në cilësinë e të pandehurit për grantet në Ministrinë e Bujqësisë