Arbëri

Peci e Hoxha po intervistohen rreth dyshimeve për fabrikën për mbetje shtazore

Faton Peci

Foto: Driton Paçarada

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar nga organet e hetuesisë, pas aksionit të Policisë të mbajtur të martën për çështjen e tenderit për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e produkteve shtazore.

Intervistimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Gjatë ditës, Prokuroria konfirmoi bastisje në katër lokacione.  

Po intervistohet edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha. Këtë e ka konfirmuar për KOHËN avokati i tij Artan Çerkini. 

Lexo përditësimet tjera
Bastisje në Ministrinë e Bujqësisë

Bastisje në Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë. Forcat policore janë duke kryer...