Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se për formimin e institucioneve duhet gjetur zgjidhje e përbashkët, dhe se nuk ka komoditet për ta lënë fatin e legjislaturës së re mbi komunitetet joshumicë.
“Mendoj që Kosovës i duhet një Qeveri me koalicion me shumicë shqiptare për shkak se nuk e kemi luksin me mendu dhe me lënë fatin e Kosovës në kapriçot dhe qejfet e disa komuniteteve joshumicë, flas për boshnjak dhe të tjerë”, ka thënë Peci për "RTK Prime".
Sipas tij, fajtor për situatën e krijuar janë partitë politike PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Peci ka thënë se ato nuk mund ta diktojnë emrin e kryekuvendarit.
“Situatën e komplikoi opozita, LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe. Ata e komplikuan përse ngarendja që vetëm për të votuar kundër, ne nuk ishim të angazhuar që të jemi të gjithë në sallë, për shkak se nuk e kemi menduar një situatë që mund të përfundojë si e tillë. Rrjedhimisht atë ditë kur ka dështuar procesi i verifikimit të mandateve, kanë qenë disa deputetë që kanë qenë ose në bife, ose në korridore”, ka theksuar ai./RTK
-
Peci: VV-ja i ka votat që ta bëjë vetë Qeverinë e radhës
-
Peci e Murati kërkojnë reflektim nga opozita
-
Peci: Dalja nga kriza është në dorë të PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës
-
Peci: Do të ketë ndryshim të gjendjes vetëm nëse kanë ndryshuar qëndrim partitë opozitare
-
Limaj: Ka potencial për të krijuar qeveri të shumicës