Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PE miraton raportin për zgjerimin: Dialogu Kosovë-Serbi kyç për rrugën drejt BE-së

Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian të mërkurën ka miratuar një raport lidhur me strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Eurodeputetët kanë thënë se zgjerimi është një përgjigje strategjike ndaj realitetit gjeopolitik në zhvillim dhe një investim jetik për sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian.

Parlamenti argumentoi se kostoja e moszgjerimit do të ishte më e madhe se ajo e pranimit të anëtarëve të rinj në BE, “pasi kjo do të rrezikonte krijimin e zonave gjeopolitike gri të cenueshme nga ndikimi i huaj armiqësor”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në raport përfshihet edhe Kosova në prioritetet strategjike të zgjerimit të BE-së. Aty theksohet rëndësia e dialogut Prishtinë-Beograd për avancimit drejt anëtarësimit. 

“Nënvizon rëndësinë e dialogut Beograd–Prishtinë, i cili është thelbësor që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugët e tyre drejt Evropës dhe që do të kontribuojë në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, thuhet në raport. 

Po ashtu, Parlamenti thekson se Shqipëria dhe Mali i Zi tashmë kanë vendosur objektiva ambicioze për të përfunduar negociatat e tyre të anëtarësimit deri në fund të viteve 2026 dhe 2027. Në raport thuhet se BE-ja duhet t’i inkurajojë këto vende kur ambicia e tyre përputhet me reforma konkrete, ndërsa eurodeputetët i kanë bërë thirrje Këshillit të Evropës të njohë këtë moment pozitiv dhe të heqë çdo pengesë që mund të ekzistojë nga ana e BE-së. 

Eurodeputetët theksuan tutje se anëtarësimi duhet të mbetet i bazuar në meritë dhe se asnjë vend nuk duhet të trajtohet si pjesë e një pakoje. 

Raporti thekson se përputhja me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së është parakusht kyç i shteteve kandidate për anëtarësim në BE.