Zëvendëskryetari i Partisë̈ Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se përmes zgjedhjeve të brendshme kjo parti synon të bëjë reforma të thella dhe ndryshime të mëdha.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se, pas përfundimit të këtij procesi zgjedhor, i cili do të zgjasë për disa muaj, PDK-ja do të jetë forca më e rëndësishme e ndryshimit në vend.
Hoxhaj ka treguar se në vjeshtë pritet të mbahet Konventa Zgjedhore e PDK-së, në të cilën do të zgjidhet edhe lideri i partisë.
Sipas tij, në këtë fazë ende nuk dihet nëse do të ketë një kandidat apo më shumë për të parin e PDK-së.
“PDK-ja është e hapur për pozitën e kryetarit, që do të thotë se mund të garojë kushdo që ia merr mendja se mund ta fitojë mbështetjen e anëtarësisë dhe të strukturave udhëheqëse të PDK-së. Edhe në të kaluarën PDK-ja ka qenë e hapur dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen. Tani është herët të flitet për kandidatura të mundshme meqë jemi në fillim të procesit zgjedhor. Aktualisht jemi duke u angazhuar që të bisedojmë me degët dhe nëndegët në mënyrë që të shohim se cilat janë ndryshimet që duhen bërë dhe çfarë pret elektorati prej PDK-së si një forcë e mirëfilltë politike në vend”, ka thënë Hoxhaj
Hoxhaj ka thënë se PDK-ja dekadën e dytë të shtetndërtimit synon ta përmbyllë me sovranitet të plotë, me anëtarësim të Kosovës në OKB dhe në BE.
-
Hamza paralajmëron zgjedhje të brendshme në PDK: Janë hap i domosdoshëm për forcimin e partisë
-
Gara për kryetar të PDK-së, Hoxhaj përballë Hamzës
-
Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra
-
Hoxhaj: PDK-ja do ta rigjejë rrugën përsëri deri te besimi qytetar
-
Hoxhaj: PDK-ja ta zgjedhë kryetarin e ardhshëm, Konventa duhet të mbahet gjatë këtij muaji