Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti duhet të mbajë një konventë për ta zgjedhur kryetarin e ri, pas largimit të Kadri Veselit vitin e shkuar, për shkak të aktakuzës nga Gjykata Speciale
Hoxhaj ka thënë se konventa duhet të mbahet në qershor.
Ai s’ka pranuar të flasë se kush mund të garojë teksa ka thënë se kush ka ambicie, ato duhet t’i shfaqë në Konventë.
“Nuk mund të vazhdojë kjo situatë në pafundësi. PDK-ja duhet ta mbajë një konventë e ta zgjedhë kryetarin e ardhshëm. Kjo do të duhet të mbahet gjatë këtij muaji. Se kush mund të garojë, kush ka ambicie, kush ka vullnet është çështje e atyre të cilët duhet t’i shfaqin ambiciet në Konventë. Unë s’dua të flasë për kandidaturën time përderisa jam kryetar në detyrë. Mua më duhet të siguroj parakushte demokratike që gara të jetë fer e hapur si dhe që procesi të jetë i përgatitur mirë”, është shprehur ai në një diskutim në Lëvizjen “FOL”.
Hoxhaj ka thënë po ashtu se kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e vjeshtës do të prezantohet javën e ardhshme. Ka thënë se kandidaturat e PDK-së do të jenë “komplet imazh i ri”.
-
Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra
-
Hoxhaj e quan Konventën e PDK-së improvizim: Më shumë skemë politike sesa garë e barabartë
-
Gara për kryetar të PDK-së, Hoxhaj përballë Hamzës
- Enver Hoxhaj ka të drejtë: PDK-ja dhe i gjithë spektri politik kosovar kanë nevojë për një katarsis të lidershipit!
-
Hoxhaj largohet nga Kryesia e PDK-së