Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK: Qeverisja lokale e Lipjanit vazhdon t’i keqpërdorë veturat zyrtare

Subjektet opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Lipjan, kanë akuzuar përfaqësuesit e ekzekutivit në Komunën e Lipjanit për shpërdorim të veturave zyrtare jashtë orarit të punës.

Rreth kësaj çështjeje opozita në Lipjan gjatë muajve të fundit ka reaguar disa herë, mirëpo shqetësimet e tyre nuk janë marrë parasysh nga ekzekutivi. PDK-ja, ka organizuar edhe një konferencë për medie të mërkurën, për t’i publikuar disa video dhe fotografi derisa veturat zyrtare të Komunës vërehen gjatë mesnatës duke lëvizur nëpër qytet dhe nëpër fshatra, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Argjend Tasholli, këshilltar në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka thënë se përfaqësuesit e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit po vazhdojnë me avazin e vjetër duke i keqpërdorur veturat zyrtare jashtë orarit të punës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)