Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK: Kryetari Ahmeti vazhdon ta keqpërdor veturën zyrtare

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, nëpërmjet një komunikate ka shprehur shqetësime lidhur me keqpërdorimin e veturave zyrtare të komunës.

Sipas PDK-së vetura e kryetarit të komunës Imri Ahmeti, po lëviz nëpër qytet në mes të natës, madje ndërkohë po parkohet vend e pa vend.

“Kryetari i komunës Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme prej rreth një orë e ka lënë veturën zyrtare të parkuar në trotuar, saktësisht në rrugën “Isa Olluri” duke e penguar lëvizjen e qytetarëve. Këtë po ua dëshmojmë edhe me fotografi. Po ashtu vetura zyrtare e kryetarit Ahmeti është parë dhe fotografuar edhe para pak ditësh rreth orës 24:00 nëpër qendër të qytetit të Lipjani”, thuhet në komunikatën PDK-së.

Sipas opozitës qeverisja e kryetarit të komunës Imri Ahmeti, gradualisht e ka marrë rrugën e luksit derisa përveç shpenzimeve të mëdha për dreka e darka zyrtare, ata po shpenzojnë në mënyrë enorme edhe karburante për veturave, madje aq më keq se ato po parkohen vend e pa vend.

“Ne e dimë që kryetari i komunës e ka të lejuar veturën zyrtare 24 orë në ditë, mirëpo çfarë pune po e kryen ai në gjysmë të natës. Ata qe thirren në ligj e në Zot po e shkelin ligjin me dy këmbët”, thuhet në fund të komunikatës së PDK-së.

Edhe PDK në Lipjan sërish akuzon komunën për shpërdorim të veturave zyrtare Arbëri PDK në Lipjan sërish akuzon komunën për shpërdorim të veturave zyrtare

Foto të dërguara nga PDK,dega në Lipjan

{gallery}