Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan nëpërmjet një komunikate për media ka akuzuar ekzekutivin e komunës me arsyetim se po i përdorin veturat zyrtare për t'i bartur votuesit e subjektit të LDK-së.
PDK-ja ka siguruar edhe një foto në lagjen "Akllapi" derisa vetura ka bartur votues të LDK-së, transmeton Koha Ditore.
"Sot në ora 9:10 zyrtarët e Komunës së Lipjanit me veturë zyrtare ka bartur votues duke shkelur rregullat zgjedhore dhe duke keqpërdorur veturat zyrtare për qëllime elektorale të subjektit të LDK-së",thuhet në komunikatën e PDK-së.

Artikuj të ngjashëm
-
LDK-ja hedh poshtë akuzat e PDK-së për keqpërdorim të veturës zyrtare
-
PDK: Qeverisja lokale e Lipjanit vazhdon t’i keqpërdorë veturat zyrtare
-
PDK në Lipjan sërish akuzon komunën për shpërdorim të veturave zyrtare
-
Opozita akuzon Komunën e Lipjanit për shpërdorim veturash zyrtare
-
VV-ja akuzon LDK-në e PDK-në në Lipjan për “koalicion të fshehur” për shpenzime luksi