Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan ka organizuar një konferencë për media pas një komunikate të lëshuar nga PDK-ja e cila në orët e mëngjesit ka fotografuar një veturë zyrtare duke lëvizur nëpër lagje të qytetit dhe me pretendime se po barte votues të partisë në pushtet.
Sipas LDK-së ajo veturë zyrtare i është dhënë në shfrytëzim KKZ-së për shërbimet e tyre gjatë fushatës, raporton Koha Ditore.
"E demantojmë lajmin e PDK-së se kinse vetura zyrtare po bartë votues të LDK-së. Njoftojmë se vetura me kohë i është dhënë në shfrytëzim KKZ-së për nevojat e tyre të fushatës. Për shfrytëzimin e veturës nga KKZ-ja, kemi nxjerrë me kohë edhe autorizim i cili është i protokoluar", ka thënë Daut Azemi shef i shtabit zgjedhor në degën e LDK-së në Lipjan.
Lexo edhe: PDK në Lipjan akuzon LDK-në për bartje të votuesve me veturë zyrtare
-
PDK në Lipjan akuzon LDK-në për bartje të votuesve me veturë zyrtare
-
PDK: Qeverisja lokale e Lipjanit vazhdon t’i keqpërdorë veturat zyrtare
-
PDK në Lipjan sërish akuzon komunën për shpërdorim të veturave zyrtare
-
Opozita akuzon Komunën e Lipjanit për shpërdorim veturash zyrtare
-
VV-ja akuzon LDK-në e PDK-në në Lipjan për “koalicion të fshehur” për shpenzime luksi