Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja s’do të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë

vlora

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takimin e Kryesisë së Kuvendit të hënën, me arsyetimin se nuk është konstituuar ende Kuvendi sepse nuk është zgjedhur Kryesia në përbërjen e plotë kushtetuese.

Kryeparlamentari Dimal Basha të shtunën e shpalli të përmbyllur seancën konstituive pas dështimit të votimit të një nënkryetari nga komuniteti serb.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shtetit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

PDK-ja ka deklaruar se Vetëvendosja po e zvarrit qëllimshëm procesin e themelimit të institucioneve. 

“Megjithatë, veprimet e mëtejshme dhe skemat populiste të Vetëvendosjes po e dëshmojnë qartë frikën e saj nga hyrja e ligjshme në afatet kushtetuese për të provuar krijimin e qeverisë së re. Kjo qasje, me fajin e tyre, po e shtyn Kosovën drejt një krize të re institucionale, pasojat e së cilës do t’i bartin shteti dhe qytetarët tanë”, thuhet në komunikatë.