Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, nuk ka ndërruar qëndrimin e tij edhe pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese e cila ka vendosur që deri në fund të shtatorit, Kuvendi nuk duhet të ndërmarrë asnjë hap për formimin e Qeverisë së re.
Për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të fundit nga komuniteti serb, Gjykata Kushtetuese, duke mbështetur pretendimet e deputetëve të këtij minoriteti, njoftoi të premten se përpjekjet e mëtejshme për konstituimin e Parlamentit po ashtu duhen ndalur plotësisht deri më datën 30 shtator.
Basha në seancën e 30 gushtit kishte shpallur të mbyllur konstituimin e Kuvendit pa zgjedhjen e njërit nënkryetar dhe kishte thirr mbledhjen e kryesisë për të hënën, e cila dështoi pasi nënkryetarët nga partitë që ishin opozitë në legjislaturën e kaluar refuzuan të shkonin me arsyetimin se nuk duan të bëhen pjesë e shkeljes së Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.
Ai është pyetur sot nga KosovaPress, nëse ka ndryshuar qëndrim pas vendimit të Kushtetueses, por ai qëndron në atë që e ka thënë.
“Mendoj që e keni pa shpalljen që e kemi bërë në Kuvendi që është konstituuar Kuvendi “, ka shkruar ai.
Basha ka refuzuar të flas se çka do të bëjë pas 30 shtatorit./KSP