Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja prin me asamblistë, LDK-ja me votë

Nga numërimi i deritashëm i votave PDK-ja po prin me asamblistë, LDK-ja me votë.

Numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta po vazhdon ende.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të mërkurën po pritet të shpallen rezultatet nga KQZ-ja. Burime brenda KQZ-së njoftojnë se nga rezultatet aktuale, PDK-ja në nivel vendi ka 206 asamblistë, ndërsa LDK-ja 205. Lëvizja Vetëvendosje 194.

Sa i përket votave për asamble komunale, LDK-ja prin me 167.861 vota, Vetëvendosja është e dyta me 164.935, ndërsa PDK-ja e treta me 158.639.