Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka thënë se kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, po ushtron presion mbi subjektet politike opozitare që përfaqësohen në Kuvendin Komunal të Prizrenit, duke e quajtur “vendim arbitrar”, konkluzionin e Haskukës, sipas të cilit kërkohet largimi i partive politike nga zyret që janë pronë komunale.
“Njoftimi për ekzekutim të dhunshëm, për largim të subjekteve politike nga zyrat, të cilat ushtrojnë veprimtaritë e tyre politike legale, që kanë qenë kontributdhënëse në periudha të ndryshme të qeverisjes në Komunën e Prizrenit, paraqet një prej veprimeve më jo institucionaliste, jo parimore dhe aspak demokratike, që nga pas lufta e deri më sot”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Shaqir Total.
Totaj tha se PDK-ja kërkon nga kryetari i Komunës së Prizrenit, që të tërhiqet nga vendimmarrja jo e ligjshme, në të kundërtën “PDK-ja do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për mbrojtjen e të drejtës, që iu takon të gjitha subjekteve politike, sipas vendimit të vitit 2005, të organit më të lartë vendimmarrës në Komunën e Prizrenit”.
-
Haskuka: Partitë politike në Prizren duan trajtim preferencial mbi ligjin
-
Lirohen pronat komunale që u shfrytëzuan nga partitë politike në Prizren
-
Thirret seancë urgjente e Kuvendit të Prizrenit lidhur me vendimin për zyrat e partive politike
-
Opozita braktis seancën e KK-së shkaku i konkluzionit të Haskukës për zyrat e partive
-
Opozita e pakënaqur me një konkluzion të kryetarit, braktis seancën e Kuvendit të Prizrenit