Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sot ZRRE-ja ka marrë vendim që e rëndon jetën e qytetarëve.
Ai në një konferencë për media ka thënë se kostoja e jetesës në vend po bëhet e papërballueshme.
Sipas tij, paga e një mjeku, një punëtori në sektorin privat sot e bën të papërballueshëm mbulimin e shpenzimeve.
“Ne kemi kërkuar në vazhdimësi që të merren masa dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme por Qeveria ka qëndruar e heshtur. Ne kemi ngritur shqetësime edhe për menaxhmentit të KEK-ut dhe në anën tjetër i kemi paralajmëruar edhe dështimet e tyre dhe në vazhdimësi kemi parë një mospërfillje të asaj që po e prekte Kosovën”, ka thënë ai.
Sipas tij në vend ka fluks masiv të personave që duan të ikin nga vendi. Tahiri ka shtuar se vendimi i sotëm për shtrenjtimin e rrymës vetëm sa do t’i rritë edhe më shumë kërkesat.
Ai ka thënë se mosangazhimi i kryeministrit e ka vënë në pozitë të rëndë Kosovën.
Edhe
PDK-ja do t’i kërkojë Themelores pezullimin e vendimit për dalje në treg të lirë të rrymës për biznese
“Ne si GP deshëm ta fusim si pikë të rendit të ditës debatin për këtë vendim por kjo nuk u mundësua. Ne nuk e pamë të arsyeshme të qëndrojmë në një seancë ku temat tjera janë krejt të pa rëndësishme krahasuar me këtë vendim. Ne kërkuam që të shohim mundësinë për shkarkimin e këtij bordi sepse janë njerëz të paaftë sepse po e rëndojnë jetën e qytetarëve. Ne do të kërkojmë seancë të jashtëzakonshme bashkë me LDK-në. Në ditët në vijim do ta kundërshtojmë edhe përmes institucioneve gjyqësore”, ka thënë ai.
Tahiri ka shtuar se mosvotimi i kësaj rezolute do t’u japë më shumë argumente opozitës t’i drejtohen instancave gjyqësore.