Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas PDK-së e LDK-së vendin po e qeverisin njerëz të padijshëm e të paaftë

Dy partitë opozitare po thonë se Kosova po udhëhiqet nga njerëz të papërgjegjshëm e të paaftë. Debati për energjinë elektrike ka përplasur pushtetin e opozitën në Kuvendin e Kosovës, për shkak të propozimit për rritjen e cmimit të rrymës.

Pas debatit për energjinë elektrike në seancë, shefat e grupeve parlamentare të PDK-së e LDK-së kanë dalë në konferencë veç e veç.

Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mënyrat në dispozicion për ta thirrur seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike, ka theksuar shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai ka thënë se situata do të rëndohet më shumë në Kosovë pasi tha se populli i varfër nuk mund ta përballojë një rritje të çmimit të rrymës krah shtrenjtimit të gjërave të tjera.

“Kërkojmë të mos hyhet në shtrenjtimin e rrymës sepse me rritjen e çmimeve, inflacionin dhe tash rritja e energjisë për qytetarin është e papërballueshme. Patëm sjellje të papërgjegjshme të mazhorancës që po mundohet ta mbytë edhe debatin. Ky vend po qeveriset nga njerëz të papërgjegjshëm, të padijshëm. Jemi vendi i fundit që po diskutojmë për masat. Si opozitë nuk do ndalim, do gjejmë instrumentet që ta ftojmë në seancë të jashtëzakonshme qeverinë dhe kryeministrin dhe në asnjë rrethanë nuk do lejojmë rritjen e çmimit”.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e zhvendosë vëmendjen dhe se po i duket që më mirë ka qenë në kohën e kriminelit Millosheviq se sa pas shpalljes së pavarësisë.

Edhe Opozita e bindur që në zgjedhjet e ardhshme do ta krijojë Qeverinë Arbëri Opozita e bindur që në zgjedhjet e ardhshme do ta krijojë Qeverinë

“Jemi duke i përcjellë me shqetësim këtë qasje të qeverisë, kryeministrit ku kryeministri mundohet duke u munduar ta zhvendosë debatin në dimension tjetër, që ne nuk e kemi problem për akuzat e tij, as për 20 vjet, as 30 vjet, sepse sipas tij në Kosovë më mirë është jetuar në kohën e Millosheviqit se sa nga pavarësia. Nuk e kemi dëgjuar kurrë të flasë për dëmet që u janë bërë këtij vendi gjatë Millosheviqit por vetëm pas pavarësisë”.

Tahiri shtoi se miratimi i rezolutës që e detyron ZRRE-në dhe Qeverinë të mos lejojë ngritjen e çmimeve, është tepër e nevojshme. Ai foli edhe për kritikat e mazhorancës e cila ka përsëritur disa herë se gjendja aktuale në vend është pasojë e qeverisjeve të kaluara.

Pas tij, në konferencë foli shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi. Ai ka thënë se gjithçka që po prezanton Qeveria rreth energjisë, është abstrakte dhe se ajo po sillet si e paaftë.

“Sot gjithçka duket abstrakte sepse po flasim për kilovatë, megavat, po flasim për rritje të çmimit për ata që shpenzojnë mbi 1000 kilovatë, duket abstrakte. Por kjo shpejt do jetë reale kur faturat do shkojnë në shtëpitë e tyre. Ajo që po vërehet si problem dhe paaftësi e Qeverisë është se nga sot KEK prodhon rreth 1000 megavat orën dhe këtë ia jep me 30 euro KEDS-it si shpërndarës. Ndërkohë kjo energji do t’i faturohet qytetarëve 222 euro për megavat energji”, theksoi Gashi.

E Gashi e bëri të qartë se LDK-ja “është këtu”, në ndihmë. Si PDK-ja, edhe Gashi tha se do propozojnë rezolutë e do mundohen të mblidhen në seancë.

“Ne jemi këtu. Do mundohemi të mbajmë seancë dhe të propozojmë rezolutë të mos rritet çmimi energjisë ose rritja të jetë sa më e vogël”.

Edhe Tahiri: Faturat e energjisë elektrike janë goditja e radhës nga Qeveria Kurti Arbëri Tahiri: Faturat e energjisë elektrike janë goditja e radhës nga Qeveria Kurti

Kritikat e Kurtit për qeveritë e kaluara i hodhi poshtë duke thënë se gjatë qeverisjeve të kaluara çmimi për rrymën ka qenë më i liri në rajon.

“Kryeministri mund t’i fajësojë qeveritë e kaluara se çmimin e ka lënë 6 cent për kilovat, më i liri në rajon. Më lirë e ka pasur vetëm Ukrainë. Po e rritë çmimin 3.5 herë. Paaftësi totale qeverisëse dhe menaxhuese”.