Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja nuk i përjashton protestat nëse shtrenjtohet energjia elektrike

Besnik Tahiri i AAK-së ka thënë se vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është plotësisht i papranueshëm.

Ai ka thënë se debati parlamentar nesër do të trajtojë pikërisht temën për rritjen e çmimit të energjisë.

Tahiri ka thënë se nesër presin nga Vetëvendosja që të votojë rezolutën që obligon Qeverinë dhe ZRRE-në që të mos e shtrenjtojë energjinë elektrike.

Ai ka thënë se duhet të stopohet kjo rritje e rekomanduar nga ZRRE-ja.

“Pse duhet një familje me pagu dyfish dhe me subvencioni një biznes. Vetëm pas ditë që thotë Kurti rryma është e shtrenjtë, ZRRE-ja merr vendim për shtrenjtim të rrymës. Kë po e mbron kjo qeveri, qytetarin apo korporatat. Ky është interes i përbashkët dhe rezoluta duhet të miratohet. Ne do t’i shtjerrim të gjithë mekanizmat, duke përfshirë edhe protestat për të kundërshtuar këtë rritje”, ka thënë ai.

Deputeti Pal Lekaj ka thënë se kjo krizë energjetike do të reflektojë shumë keq në ekonomitë familjare.

Edhe AAK: Ekonomia, buzë kolapsit, mos guxoni ta shtrenjtoni energjinë elektrike LAJMET E MBRËMJES AAK: Ekonomia, buzë kolapsit, mos guxoni ta shtrenjtoni energjinë elektrike

Ai ka thënë se ai e ka paralajmëruar qeverinë për këtë shtrenjtim.

“Ne po kalojmë ditët më të këqija si qytetarë. Përveç që po i rritet çmimi energjisë, po rriten edhe çmimet e produkteve ushqime e ndërtimore. Është koha e fundit që bashkërisht të dalim nga kjo amulli”, ka thënë ai.