Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se me shqetësim e kanë marrë deklaratën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike në lidhje me zbatimin e vendimit të Gjykatës për pezullimin e tarifave për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Tahiri ka paralajmëruar padi penale për bordin e ZRRE-së, pasi thotë se mosrespektimi i këtij vendimi është vepër penale.
Ai në një konferencë për media ka thënë se deklarimet e tyre se pezullimi i ZRRE-së për ngritjen e tarifave, nuk ka hyrë në fuqi për shkak se do ta ankimojnë vendimin, është i pavërtetë.
Sipas tij, vendimi ka hyrë në fuqi në ditën kur është publikuar.
“Baza ligjore në të cilën ZRRE-ja thirret që ky vendim nuk ka hyrë në fuqi, është e paqëndrueshme. Ky vendim ka hyrë në fuqi dhe qytetarët nuk duhet të paguajnë faturat me rritje për këtë muaj. Ata edhe mund ta apelojnë vendimin, por ne ju bëjmë thirrje që të mos e bëjnë këtë. Ngritja e energjisë elektrike është e papërballueshme. Tashmë koha ka ndryshuar drastikisht me muajt e ftoftë. Konsumi i energjisë elektrike ka rënë shumë. Ne i bëjmë thirrje Kurtit e Osmanit që të mos insistojnë në rritjen e energjisë elektrike”, ka thënë ai.
Edhe
PDK-ja do t’i kërkojë Themelores pezullimin e vendimit për dalje në treg të lirë të rrymës për biznese
Sipas tij, ky vendim i Themelores në Prishtinë për pezullimin dhe moszbatimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, është në favor të qytetarëve.
Ai i ka bërë thirrje ZRRE-së që të zbatojë vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për pezullimin e shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike.