Ka nisur seanca e jashtëzakonshme lidhur me vendimin e ZRRE-së për çmimin e energjisë elektrike.
Për këtë seancë janë mbledhur 40 nënshkrime.
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në seancën e djeshme në një diskutim rreth ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, e kam njoftuar Kuvendin që jemi duke i mbledhur nënshkrimet për këtë seancë të jashtëzakonshme.
Ai e ka quajtur vendimin e ZRRE-së, politik dhe diskriminues.
“Shihni tarifat, ngritjen e çmimit dhe pozicionin e Qeverisë. AAK-ja dje nuk e ka lëshuar sallën, kemi qëndruar në sallë. Sot Lëvizja Vetëvendosje që nuk është këtu, e ka injoruar debatin për një çështje që ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kjo tregon se si ka qenë e sinkronizuar ngritja e çmimit nga Zyra e Rregullatorit. Kjo është çështje e rëndësishme dhe ky Kuvend përmes një rezolute duhet të japë vendim të qartë për atë vendim. ZRRE që tashmë është kthyer në një instrument të Qeverisë është duke reflektuar saktë dhe drejtë direktivat e Qeverisë”, ka thënë ai.
Edhe
PDK-ja paralajmëron padi për ZRRE-në nëse s’respektohet vendimi i Gjykatës Themelore
Sipas tij është e qartë se vendimi nuk është i pavarur.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se opozita është treguar shumë e shpejtë në thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, saqë e ka befasuar veten.
“Po më duket opozita aq e shpejtë ka qenë aq sa e ka befasu edhe veten. Arsyeja pse e thash që zakonisht nevojiten 24 orë dhe në vendet e rajonit e kemi shiku si thirren seancat e jashtëzakonshme është gjithmonë praktikë 24 orë përpara, përpara se të kërkohet që ajo të mbahet, për një arsye të thjeshtë sepse ekziston një komunikim elementar megjithatë ne mes të qeverisë dhe Kuvendit që së pari të jep mendimin e vet edhe qeveria a mund të jetë për shembull në një seancë të tillë e cila thirret brenda një ore shumë shpejtë”, ka thënë Konjufca në hapje të seancës.
Sipas tij, kërkesa e opozitës është që ky vendim të revokohet.
Edhe
Seancë e jashtëzakonshme për energjinë, opozita mbledh nënshkrimet
Ai ka thënë se do t’i shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat e mundshëm që ta ndalin këtë vendim.
Tahiri ka thënë se do t’u drejtohen edhe institucioneve të drejtësisë.