Në një konferencë të përbashkët, PDK, LDK e AAK e kanë akuzuar Qeverinë dhe shumicën parlamentare që kanë koordinim të plotë me ZRRE-në për rritje të çmimit të energjisë.
Pas dështimit të votimit të rezolutës, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se do të përdorin mekanizma ligjorë për të kundërshtuar rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike.
Sipas tij, mos përfshirja e katër komunave veriore po e kthen atë pjesë në autonomi të plotë.
“Ne patëm një rezolutë e cila i kërkonte ZRrE dhe qeverisë, që në asnjë rrethanë të mos e konsideronte në këtë nivel rritjen e çmimit. Ne pritëm që një rezolutë e tillë të votohej për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë. Kjo mazhorancë e dha një mesazh të qartë që këtu ka koordinim të plotë mes Kurtit, ZRrE-së dhe parlamentit që ta implementojnë një bllok tarifë", tha ai.
Edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj u shpreh se kjo që po bën qeveria është lojë.
Edhe
Pa votat e opozitës, pushteti miraton Projektligjin për çmimet tavan
"Këto improvizime mashtruese janë treguesi më i qartë i mosefikasitetit të kryerjes së detyrës dhe kryesorja është mbrojtja e qytetarëve me veprimet tona janë të ligjshme për mbrojtjen nga e keqja. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj loje përkundër mbështetjesh që kanë nga Lista Serbe", ka deklaruar ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se kjo rezolutë e kishte ndihmuar qeverinë që të kundërshtonte rritjen e çmimeve.
-
Pushtet opozitë përplasen ashpër gjatë debatit për energjinë elektrike
-
Opozita akuzon Vetëvendosjen për dallavere me rrymën
-
LDK: S’mund të diskutohet rritja e çmimit të rrymës kur sistemi i faturimit është vënë në pikëpyetje
-
LDK-ja kërkon të trajtohet me urgjencë rritja e çmimeve, akuzon pushtetin për mosmbështetje të qytetarëve