Partia Demokratike e Kosovës akuzoi kryeministrin Albin Kurti se ka braktisur premtimin e dhënë për shkuarjen në dialogun me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka shkruar se Kurti në takim nuk i pati në krah as Vasfije Krasniqin dhe Saranda Bogujvecin, por shkoi para presidentit serb, Aleksandër Vuçiq sipas kushteve të këtij të fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky është Albin Kurti që sot e braktisi premtimin që ia kishte dhënë Ferdonije Qerkezit e Nusrete Kumnovës për të kushtëzuar uljen në tavolinën e dialogut me Serbinë me zbardhjen e fatit të fëmijëve të tyre”, ka shkruar ai.
Pas takimit me presidentin Vuçiq, përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kurti deklaroi se i ka përmendur krimet e luftës të kryera nga forcat serbe dhe personat e gjetur.
“Edhe pse presidenti thotë se nuk di gjë, ka të tjerë që i dinë. Le t’i pyesim. Në Bosnje e Kroaci ka qenë e mundshme të thuhet se serbët e atjeshëm kanë qenë pjesëmarrës, në Kosovë s’kanë qenë askund krimet joshtetërore. E vërteta për krimet e Serbisë së Milosheviqit në Kosovë ndodhet në Beograd. Ne bëjmë thirrje që këta persona që janë gjallë e që ishin në pushtet në atë kohë të hiqen nga pozitat në Serbi e të merren në pyetje për të vërtetën kriminale të Serbisë”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se Kosova ka nisur përgatitjet për paditjen e Serbisë për gjenocid, duke shtuar se ajo do të marrë kohë për përgatitje.