Arbëri

Pastrimi i kryeqytetit në situatë virusi

Puna e tyre është e përditshme, por me përgjegjësi më të shtuar ajo bëhet në raste si kjo me Covid-19.

Këta janë punëtorët e kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë.

Izolimi i qytetarëve si pasojë e përhapjes së virusit korona ia shton dozën aktivitetit të vazhdueshëm të punëtorëve, sidomos kur rekomandohet pastërti më e madhe, raporton SOT.

Përveç në kryeqytet, aktiviteti punues i këtyre punëtorëve shtrihet edhe në periferi.

E kur flitet për aktivizimin e tyre në situata të tilla, Arbnore Ademi, zëdhënëse në kompaninë regjionale “Pastrimi”, thekson se gjatë javës është punuar sipas planit, me fillim nga ora 7:00.

Ndërsa kur flitet për masat mbrojtëse, sipas Ademit, punëtorët e kësaj kompanie janë gjithnjë të pajisur. Ndërsa për qytetarët ajo ka një kërkesë.

Mbyllja e bizneseve dhe frekuentimi më i paktë i qytetarëve sipas njërit prej punëtorëve ka bërë që të ketë më pak mbeturina në kryeqytet, por pavarësisht kësaj, siç thekson ai, janë aktivë 24 orë.

Godeni u bën thirrje qytetarëve për kujdes më të shtuar në hedhjen e mbeturinave.

Edhe në një gjendje si kjo me virusin, po vazhdon dukuria jo e mirë, ajo e djegies së kontejnerëve.