Ardian Krasniqi, kryetar i Sindikatës “Punëtori”, që i përfaqëson punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi”, ka thënë se tendencat e Komunës së Prishtinës janë të mbyllet ndërmarrja “Pastrimi”.
“Tendencën e ka të tillë. Nëse ajo Komunë, që është shefi i ‘Pastrimit’ me 77 për qind të aksioneve, thotë keqmenaxhim e gjëra të tilla, atëherë s’ka kuptim tjetër”, tha Krasniqi në “Interaktiv” të KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se punonjësit e “Pastrimit” duan vetëm pagat dhe dinjitet. Ata s’kanë kërkesa të mëdha.
Krasniqi ka thënë se ekziston një rregullore e miratuar në Kuvend Komunal të Prishtinës, e që thotë se pagesat për menaxhimin e mbeturinave duhet bëhen direkt te ndërmarrja. Por, Komuna me thirrje të bëra e ka dëmtuar ndërmarrjen, dhe qytetarët nuk kanë paguar. Po ashtu ka thënë se qytetarë kanë paguar edhe në Komunë, pas thirrjeve.
Krasniqi ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të eskalohet protesta më tepër.
E nënkryetari i sindikatës “Punëtori”, Shpend Qosa, ka thënë se “nëse Komuna vendos me i privatizu shërbimet, atëherë punëtorët do të mbesin pa paga dhe pa punë”.
“Në momentin kur mbesim pa naftë, atëherë mbesim edhe pa rroga e shkojmë drejt falimentimit”, tha Qosa.