Qytetarët, tash e tre muaj, nuk po arrijnë të marrin certifikata origjinale.
Mungesa e materialit për dhënien e këtyre dokumenteve, po e pamundëson këtë gjë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vend të certifikatave origjinale, janë përdorur certifikatat me letra të thjeshta që janë të vlefshme vetëm brenda Kosovës.
Qytetarët, fajin për këtë ua lënë Ministrisë së Brendshme dhe komunave përkatëse.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Komunës së Prishtinës, thonë se certifikatat origjinale po jepen vetëm për nevoja urgjente.
Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, thotë se është mundësuar dhënia e certifikatave origjinale edhe për aplikim për viza.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme premtojnë se të hënën do të nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese për furnizim me material përkatës.
Sipas MPB-së, qytetarët do të kenë mundësi të pajisen me certifikata origjinale në javën e fundit të qershorit.
Me mungesë të certifikatave origjinale, qytetarët janë përballur edhe në vitin 2016.