Edhe pse disa herë Qeveria e Kosovës ka shkelur memorandumin e nënshkruar me Ambasadën e Britanisë për rekrutimin e personave në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike, të premten këto dy institucione kanë nënshkruar memorandumin e ri, i cili përfshin 22 pozita të reja, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell, ka thënë se rezultati i memorandumit të kaluar nuk ishte perfekt, por më mirë sesa që e kanë menduar në fillim.
Nga 21 pozita sa ishin të përfshira në memorandumin e kaluar, sipas tij, 12 procese kanë shkuar me rekrutimin e personave më meritorë, 5 procese edhe pse kanë përfunduar mirë, nuk kanë rezultuar me emërim dhe një ka pasur emërim të pjesshëm të kandidatëve meritorë dhe disa të tjerëve që nuk kanë qenë meritorë.
“Kemi edhe tri raste ku janë emëruar personat që nuk i kanë përmbushur kriteret dhe një rast kur është kërkuar nga ne që të tërhiqemi nga procesi”, ka bërë të ditur O’Connell.
Por, sipas tij, ia vlen që të vazhdohet edhe këtë vit me këtë projekt. “Ne nuk jemi duke shpenzuar paratë e tatimpaguesve britanikë në një projekt aspak të lirë për diçka që nuk ka fare efekt”, ka pohuar ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Britania e Kosova me memorandum për dekorruptimin e politikës kadrovike
-
22 pozitat e larta, sërish nën llupën e britanikëve
-
Haradinaj dhe O'Connell me marrëveshje për rekrutim në pozita drejtuese
-
Për pozitat e larta drejtuese, përzgjedhjen e bën Britania
-
Rekrutimi për pozitat e larta, vetëm gjysma e opinioneve të britanikëve u përfillën