Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë do të kontribuojë sërish në rekrutimin e të punësuarve në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike.
Kjo pas nënshkrimit të një marrëveshje mirëkuptimi në mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell.
Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se deri tani janë zgjedhur 21 pozita drejtuese përmes bashkëpunimit me Ambasadën Britanike në Kosovës. Ndërsa tash do të vazhdojmë edhe për 22 pozita tjera.
Sipas tij, ambasada i ka ndihmuar Qeverisë për kthimin e besueshmërisë, duke luftuar nepotizmin.
Kurse, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell tha se edhe pas dy viteve po vazhdojnë me marrëveshjen e rekrutimit.
Edhe
Haradinaj takon ambasadorin O’Connell, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë
“Të gjithë e dimë se ky projekt ka për qëllim ngritjen e nivelit në emërimin në pozita të larta. Ky projekt siguron se personat më meritor për pozita udhëheqëse. Suksesi i këtij projekti do të jetë sukses i Kosovës, ndërsa dështimi i tij do të jetë dështim i Kosovës”, tha ai.
Ambasadori ka thënë se rezultati i këtij projekti nuk është perfekt por më mirë se që kanë menduar në fillim.
-
O'Connell i shqetësuar me punësimet politike, Veseli e Haradinaj e pranojnë se ato janë në nivel të lartë
-
O’Connell: Kosova është kthyer mbrapa në procesin e rekrutimit për pozita të larta në institucione publike
-
Britania e Kosova me memorandum për dekorruptimin e politikës kadrovike
-
Pas suksesit të pjesshëm, britanikët vazhdojnë misionin për “çrrënjosje të nepotizmit”