Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK) të hënën ka njoftuar se ka filluar renovimin e bllokut operativ në Klinikën e Ortopedisë, për gjendjen e keqe të të cilit KOHA pati raportuar në tetor të vitit të kaluar.
“Salla katastrofë. Veç na kanë shti hajt qetu. Qe, kqyre. Asgjë të hairit nuk ka. Tu harru. Nxemje nuk ka. Ventilim nuk ka. Jena fut në salla. Pa lidhje veç... Larg normave ndërkombëtare. Larg Afrikës, se jo normave ndërkombëtare. Me shku në Afrikë i ke kushtet ma të mira tash, e ne qe në çfarë kushtesh jetojmë”, kishte theksuar Bala.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së gjatë renovimit do të rregullohen pjesët e sallave për të cilat ka vërejtje se nuk janë sipas standardeve të kërkuara.
“Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të punës, të premten e kaluar ka filluar renovimi i bllokut operativ në Klinikën e Ortopedisë, me ç ‘rast parashihet të bëhet ndërhyrja në dysheme, por edhe në pjesët e tjera për të cilat kishte vërejtje se nuk janë sipas standardeve të kërkuara. Të gjitha spitalet e përgjithshme janë njoftuar për renovim të sallave operative, me qëllim që rastet jo emergjente t’i trajtojnë në spitalet e përgjithshëm, përderisa në QKUK do të referohen vetëm rastet urgjente dhe emergjente ortopedike”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
-
Pas raportimeve të KOHËS, iniciohen masa ndaj disa zyrtarëve, përfshirë mjekun që kritikoi QKUK-në
-
Bordi i SHSKUK-së në mbledhje të jashtëzakonshme pas raportimit të KOHËS për higjienën
-
SHSKUK-ja kërkon raport nga dy klinika lidhur me raportimet e KOHËS
-
SHSKUK-ja thotë se janë rinovuar klinikat ku puna as nuk ka nisur
-
Vendimi i SHSKUK-së, mbledhjet e Bordit me dyer të mbyllura