Bordi i Shërbimit Spitalor Universitar i Kosovës, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të mërkurën nga ora 11:00, pas raportimit të KOHËS lidhur me dështimin në menaxhimin e higjienës dhe kontrollin e infeksioneve spitalore.
Në këtë mbledhje janë dy pika të rendit të ditës, që lidhen me pamjet e Klinikës së Ortopedisë në QKUK, të publikuara në KOHA dhe për deklarimin e anesteziologut Agron Bala, që është cilësuar nga ky bord si skandaloz dhe ofendues për institucionin, teksa kryesues është sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka njoftuar se në rend të ditës futet edhe raportimi i KOHËS për raportin e drejtorisë së SHSKUK-së. (Detajet - raporti i parë: Punët që s’kanë nisur SHSKUK-ja i prezanton si të përfunduara - raporti i dytë: SHSKUK-ja thotë se janë rinovuar klinikat ku puna as nuk ka nisur)
Më 14 tetor KOHA ka raportuar në emisionin “Cosmo” për gjendjen alarmante të klinikave të QKUK-së në menaxhimin e higjienës dhe infeksioneve spitalore.
Ndërkohë anesteziologu Bala, pati thënë se “edhe në Afrikë” janë kushtet më të mira se në QKUK.