Mjekëve në Kosovë, përveç shkollimit të gjatë, iu desh të përdorin rrugë të ndryshme që të arrijnë ta ushtrojnë profesionin, raporton KTV.
Ndonëse ishin të gatshëm të japin shërbime shëndetësore, u detyruan që disa herë të organizohen e protestojnë për të kërkuar një vend pune.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas shumë presioneve për të takuar zyrtarët e institucioneve përgjegjëse, tashmë kanë marrë një përgjigje.
Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar që brenda javës do të shpallë një konkurs për të plotësuar numrin që kërkoi SHSKUK-ja.
Vendimin e Ministrisë, që pritet t’u bëjë zgjidhje mjekëve të papunë, ata e quajnë prodhim të presionit që e ushtruan ata.
Në këtë pozitë janë mbi 200 specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.
Ministria e Shëndetësisë kishte lidhur kontratë dy herë me të njëjtit për një periudhë tremujore. Këtë të fundit pritet ta përfundojnë më 15 të këtij muaji.