Më shumë se 220 doktorë specialistë të papunë shumë shpejt do të mund t’i nënshtrohen një konkursi të ri.
Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar kanë nënshkruar një marrëveshje që të gjitha përgjegjësitë e këtij konkursi të barten te kjo e fundit, raporton KTV.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Curr Gjocaj, do të fillojnë më konkursin posa Inspektorati i Punës të vërtetojë që gjithçka është në rregull.
E disa prej këtyre doktorëve, që kanë afër 4 vjet që protestojnë dhe kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë një zgjidhje, thonë të mos jenë në dijeni se çfarë po ndodh dhe se askush nuk merret me ta.
Në fund të marsit, Ministria e Shëndetësisë kishte shpallur një konkurs për këta punëtorë shëndetësorë, por Inspektorati i Punës e kishe pezulluar, pasi sipas tij, ky konkurs është dashur të shpallet nga SHSKUK-ja e jo nga Ministria e Shëndetësisë.
Për shkak të anulimit të këtij konkursi, këta doktorë kanë protestuar disa herë.
-
SHSKUK-ja pritet të shpallë shpejt konkursin për doktorët specialistë
-
Mbi 200 specialistë të mjekësisë u testuan për punë të përhershme
-
SHSKUK nesër nis testimin i specialistëve për pranim të përhershëm në punë
-
Krejt çfarë ndodhi në protestën e sotme të mjekëve specialistë
-
MSH thotë të jetë e preokupuar me kërkesat e mjekëve specialistë