Ndonëse me vonesë, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka rihapur konkursin për më shumë se 200 specialistë të papunë, raporton KTV.
Këtë të mërkurë këta punëtorë shëndetësorë i janë nënshtruar testit për punë për kontrata të përhershme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy konkurs është shpallur edhe për spitalet e tjera në vend.
Nga sindikata, thonë se qëllimi i tyre është që të mos lejojnë që asnjë doktor të mos mbetet i papunë, ndonëse patën kritika për vonesa të rihapjes së konkursit.
Kohë më parë këta specialistë kishin protestuar pasi Inspektorati i Punës kishte anuluar konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, që, sipas tyre, është dashur të shpallet nga SHSKUK-ja.