Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka informuar sot se Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës.
Përmes konkursit të shpallur, sipas njoftimit, mundësi punësimi do të kenë 70 infermierë me diplomë bachelor, 15 infermierë me shkollë të mesme, 10 teknikë të rëntgenit me diplomë bachelor, si dhe pesë laborantë mjekësorë me bachelor.
“Ftohen të gjithë të interesuarit/at që të aplikojnë nga data 29.03.2023, deri në dt. 5.04.2023. Kushtet për të aplikuar në konkursin e hapur mund ti gjeni në vegëzën e mëposhtme. https://shskuk.rks-gov.net/DocumentsAndPublications/SinglePublication/17640?fbclid=IwAR1IN1jOzerHR9zSx2Rtc9RDWiLbOZ2gTR7OrEPlLHf9XRLj0CJsxkNhsJk”, ka bërë të ditur ShSKUK.
-
Kandidatët e kualifikuar për punësim, në pritje të "mundësive buxhetore" të QKUK-së
-
Mjekët e përzgjedhur nuk fillojnë punën edhe pas 7 muajve, presim lirimin e vendeve
-
SHSKUK-së edhe i mungojnë anesteziologët, edhe nuk hap konkurs për ta
-
Serbia hap konkurs për punësime në institucionet paralele serbe në Kosovë
-
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë: Deri në vitin 2023 do të largohen edhe 1500 infermierë