Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partia e Drejtësisë, pjesë e listës së LDK-së

FErid Agani

Kandidatë të Partisë së Drejtësisë do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Siç ka njoftuar PD-ja të shtunën, marrëveshja është miratuar nga kryesia e partisë. PD-ja e ka vlerësuar këtë format si “zgjidhjen më të përshtatshme për përfaqësimin dinjitoz të vlerave, programit dhe përvojës shtetëndërtuese të Partisë së Drejtësisë në këto zgjedhje, duke siguruar qasje të përbashkët drejt përgjegjësisë publike dhe qeverisjes qendrore cilësore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç është thënë, detajet e bashkëpunimit do të finalizohen gjatë ditëve në vijim, e se marrëveshja do të bëhet publike gjatë javës së ardhshme.

“Partia e Drejtësisë thekson se ky vendim reflekton orientimin tonë të qartë drejt unitetit e  bashkëpunimit politik, stabilitetit institucional dhe rritjes së mundësive për përfaqësim të vlerave të mirëfillta qytetare me profesionalizëm dhe integritet”, thuhet në njoftim.

PD-ja udhëhiqet nga Ferid Agani, që dikur ishte edhe ministër i Shëndetësisë. Kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi si pjesë e Koalicionit për Familjen.