Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur marrëveshje me Aleancën Kosova e Re dhe me Partinë e Drejtësisë, që kandidatë nga këto parti të garojnë në listën e saj.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Vesel Makolli kanë nënshkruar marrëveshje parazgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton EO.
Abdixhiku ka thënë se tre nga kandidatët për deputetë të listës së LDK-së do të jenë nga AKR-ja dhe dy nga PD-ja.
"Sot kemi nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Aleancën Kosova e Re; një bashkim i natyrshëm mes forcave që besojnë në shtet, në ligj, në zhvillim dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës. PD do të garojë me 2 kandidatë në listën tonë; gjersa AKR me 3 kandidatë", ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
-
Partia e Drejtësisë dhe Balli Kombëtar garojnë në listë të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit
-
LDK-ja publikon listën me të cilën do të kandidojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit
-
Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”
-
Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president
-
Abdixhiku: Strukturat e LDK-së janë të qarta, s’bien pre e propagandës anti-LDK