Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për të shtunën dhe ditëve të ardhshme

Prishtina Weather njofton se edhe të shtunën, më 3 tetor, në Kosovë do të jetë ngrohtë.

Paradite parashihet të ketë vranësira të shpërndara megjithatë gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell.

PW-ja ka njoftuar se si do të jetë moti edhe gjatë ditëve të ardhshme.

4.10 - Shumë ngrohtë, kryesisht me vranësira. Në perëndim të vendit mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

5.10 - Mbetet ngrohtë, por kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu, me mundësi edhe për bubullima.

6.10 - Herët në mëngjes me shi dhe mundësi për bubullima. Ditën vranësira të ndryshueshme, me mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.

Edhe Moti të shtunën Arbëri Moti të shtunën

7.10 - Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.

“Temperaturat në rritje ndjeshëm mbi vlera mesatare, nga dita e martë pritet të zbresin përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11C deri 15C, ndërsa maksimalet në fundjavë arrijnë deri në 28C, e nga dita e martë zbresin në 19C deri 20C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-12m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies në fillim të javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.