Arbëri

Mot me vranësira të shtunën në Kosovë

Gjatë dy ditëve të fundjavës do të mbizotërojë mot me vranësira dhe mundësi për reshje shiu gjatë ditës së diele.

Parashikimi për ditën e sotme (e shtunë) është mjegull e vranësira të ulëta orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave ndërsa ditën kryesisht me vranësira.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2 gradë celsius e 5 gradë celsius, e ato maksimale rriten deri në 10 deri në 11 gardë celsius.

“Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 3-6m/s, të dielën pak më e theksuar me hove deri në 13m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale”, thuhet në njoftim.