Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se nga sot e deri më 12 shkurt mund të ketë sërish vërshime ditëve në vijim, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës.
Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut të Drinit të Bardhë, në disa zona do të jenë me intensitet më të lartë e që pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit. Veç kësaj priten edhe vërshime të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Në rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit prite të ketë sasi dhe intensitet më të lartë të reshjeve.
“Sasia dhe intensitetit më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit. Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve”, thuhet tutje nga IHMK.