Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk pritet të ndërrojë qasje ndaj Serbisë në një periudhë të shkurtër, pasi sipas tij, BE-ja së shpejti do të jetë në fazë zgjedhore të brendshme.
Ai ka deklaruar të mërkurën në “Konfront” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe e kanë sanksionuar të propozuarin për zëvendëskryeministër të Serbisë, Aleksandar Vulin, por siç ka thënë ajo, kjo s’ka ndodhur edhe nga BE-ja.
“...As Dodiku nuk është nën masat e BE-së e BE-ja do të merret me vetveten pasi do të ketë zgjedhje të brendshme e së paku në këtë një vit nuk pritet të kemi ndryshim dramatik në qasje ndaj Serbisë”, ka deklaruar Palokaj.
Sipas korrespodentit të KOHËS, SHBA-ja po luan lojë të dyfishtë në raport me qasjen ndaj Serbisë.
“Edhe SHBA-ja po luan lojë të dyfishtë, diçka porositet nga Departamenti Amerikan i Shtetit e diçka tjetër nga Ambasada në Beograd dhe ambasadori Hill Të mos harrojmë se ministri i jashtëm që do të jetë në qeverinë e re, Marko Gjuriq, është personi që ka arritur të përmirësojë dukshëm raportet mes SHBA-së dhe Serbisë. Duket se Vuçiqi e ka krijuar këtë qeveri, ashtu si e ka edhe qasjen”, ka shtuar ai.
-
Palokaj: Komisioni Evropian po bën lojë të dyfishtë me masat ndaj Kosovës
-
Palokaj: S’pritet që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës para 28 dhjetorit
-
Palokaj e quan qesharake ankesën e BE-së se situata në Kosovë po e vonon dialogun 15-vjeçar
-
Palokaj: Sipas retorikës publike, administrata e SHBA-së është proruse
-
Palokaj: BE-ja preferon "qasjen e paqartësisë" në dialog