Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Palokaj: Nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së s’ka pasur shumë fokus në Bruksel

Korrespodenti i Kohës në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se nisja e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nuk ka pasur ndonjë fokus të posaçëm në Bruksel.

Ai ka shtuar se fokusin e kanë pasur zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, zgjedhjet në Bullgari dhe takimi i nesërm në kuadër të dialogut mes kryenegociatorëve në Bruksel.

Palokaj ka thënë se puna e Gjykatës Speciale është e lidhur me veprimet e BE-së, pasi sipas tij, ekipi i parë hetues ishte themeluar nga BE-ja.

“Do të ndiqet ky rast por më shumë në aspektin se sa do të ndikojë në proceset politike. Unë mund të them se është një perceptim i drejt i qytetarëve të Kosovës sa i përket Gjykatës Speciale. Kemi një disbalancë të plotë për imazhin. Unë kam qenë gjithmonë kundër kësaj Gjykate sepse Kosova po mbetet i vetmi vend në territorin e rajonit të ish-Jogusllavisë për të cilën ka një gjykatë krejt speciale”, ka thënë ai.

Palokaj ka thënë se perceptimi se kjo gjykatë është e padrejtë, mund të jetë edhe gjykim i drejtë.

Edhe OVL e UÇK-së: BE-ja veç çka s’po thotë mos na pengoni t’i dënojmë krerët se në Apel i lirojmë Arbëri OVL e UÇK-së: BE-ja veç çka s’po thotë mos na pengoni t’i dënojmë krerët se në Apel i lirojmë

Sipas tij, kjo është dëshmi e dështimit të drejtësisë së kosovarëve, por edhe dështim i jashtëzakonshëm i BE-së dhe EULEX-it.

Ai ka thënë se gjykimi do të ketë ndikim, ndonëse jo të drejtpërdrejtë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo atmosferë nuk ndihmon në pajtimin dhe normalizimin mes dy vendeve. Aspekti psikologjik ndikon në atmosferë dhe ndikon në aspektin politik. Ne kemi një gjeneratë të re të politikanëve në Evropë që nuk duan shumë të merren me të kaluarën. BE-ja është e gatshme të shpenzojë qindra-miliona euro për këtë gjykatë. Kemi një distancë shumë të madhe kohore që nga periudha e luftës dhe është edhe më e vështirë të hetohen krimet”, ka thënë ai.

Palokaj ka thënë se ajo që është edhe më e rëndë për imazhin e Kosovës, është se kjo çështje nuk do të sqarohet asnjëherë.

Sipas tij, edhe kur të përfundojë ky gjykim, dyshimi për nxjerrjen e organeve do të mbetet gjithmonë.

Ai ka thënë se ky ka qenë gabimi më i madh i deputetëve të Kosovës që kanë bërë.

Duke folur për procesin e dialogut, Palokaj ka thënë se pala kosovare ka insistuar që të shtohet fjalia “të zhdukurit me dhunë”.

Sipas tij, për çështjen e të pagjeturve nuk pritet të diskutohet shumë, pasi sipas tij duhet të ketë vepra.

Edhe Kolumne Kosova jashtë radarit të BE-së

“BE-ja nuk insiston shumë që Serbia të jetë më bashkëpunuese sa i përket çështjes së të pagjeturve. Mund të pritet nisja e zbatimit të marrëveshjes, pas takimit të nesërm”, ka thënë ai.

Sipas tij, problemi është se si do të lexohet kjo marrëveshje nga vendet anëtare të BE-së kur duhet të merret vendimi nga Këshilli i BE-së për të vendosur rreth aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe a do të vendoset në rend të ditës në maj kërkesa e Kosovës për Këshill të Evropës.

Ka shtuar se nëse këta hapa nuk bëhen më shpejt atëherë Kosova nuk është që përfiton shumë nga kjo marrëveshje siç ka thënë BE-ja.

Ai ka thënë se persona nga BE-ja të lidhur me dialogun kanë thënë nëpër takime se pala kosovare i ka refuzuar afatet kohore në aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Palokaj ka thënë se loja me fjalët siç bën edhe BE-ja nuk ndihmon shumë.

Palokaj: Nuk pres nga shtetet mosnjohëse të lëvizin nga qëndrimet e tyre

Ai ka shtuar se nuk pret nga pesë shtetet mosnjohëse të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Edhe Kolumne Në vend të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, do të rriten tensionet

Ka thënë se pos te palët që duhet ta zbatojnë marrëveshjen, një test është edhe te BE-ja që duhet të angazhohet për të raportuar për implementimin e marrëveshjeve.

“Kemi parë edhe deklaratën e Kurtit por edhe kemi dëgjuar nga BE-ja që do të ketë takim në nivel të lartë. Kur kemi ngecje në aspektin e zbatimit, atëherë vetëm përmes takimeve mund të ketë zgjidhje. Muaji prill është kryesisht muaj i festave”, ka thënë ai.