Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Palokaj: Nëse Kallasi fton takim të nivelit të lartë e ai dështon, Kosova të mos shihet si përgjegjëse

Korrespodenti i KOHËS, Augustin Palokaj, ka thënë se tashmë pasi dihet që dialogu do të koordinohet përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Bruksel presin të sqarohen se a do të jetë MPJD-ja ajo që merret edhe me çështje  tjera evropiane, siç është procesi i integrimeve evropiane, në të cilën Kosova ndodhet.

Duke folur për ndonjë takim të mundshëm të nivelit të lartë në dialog, të cilin e pati përmendur përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, Palokaj në emisionin "Tre8tre" ka thënë se është e rëndësishme që Kosova të mos shihet si përgjegjëse për dështimin e një takimi të tillë, nëse ai nuk mbahet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dialogu formalisht mbetet i udhëhequr nga përqafuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri. Takime të nivelit të lartë nuk ka pasur për një kohë të gjatë dhe Kaja Kallas pati deklaruar se do të bëjë përpjekje që sa më parë të organizojë një takim të tillë. Nëse vjen ftesë nga  Kaja Kallas për nivel të lartë të takimeve, Kosova duhet të bëjë gjithçka që të mos identifikohet përgjegjëse për dështimin e një takimi të tillë. Kjo pasi në të kaluarën Kosova ka pasur më shumë pasoja sesa Serbia dhe se ato janë vërejtur në mënyra të ndryshme”, ka thënë ai.

Nëse Konjufca do ta zëvendësojë Bislimin në çështjet e dialogut, Palokaj ka deklaruar se nuk beson që do të ketë ndonjë ndryshim të madh, pasi të dy janë nivel i lartë në Qeveri dhe të dy kanë bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas tij, Kosova po vazhdon të mbajë dialogun në nivel të lartë, duke shtuar se Serbia e ka përfaqësimin në nivel shumë të ulët pasi udhëhiqet nga një shef i një të ashtuquajture zyre.

“Kjo shkakton probleme në dialog sepse Petar Petkoviq nuk mund të thotë asgjë në takime pa u konsultuar me Vuçiqin kurse Kosova mund të përgjigjet në pyetje”, ka thënë ai.

Duke folur për kushtet për dialogun të vendosura nga Kosova, Palokaj ka thënë se pritja për dorëzimin e Milan Radojçiqit nga Serbia nuk është reale.

Ai ka thënë se që nga liberalizimi i vizave, Kosova po qëndron në vend sa i përket integrimit evropian, duke shtuar se nuk ka shumë zhvillime në këtë pjesë.