Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: Do të prezantojmë denjësisht politikat e BE-së për fqinjësi të mirë

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka thënë se gjatë kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, SEECP, nga Kosova, politika e BE-së për fqinjësi të mirë do të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por, Pacolli tha se do të ndalojnë vizitat tendencioze të gjithë atyre që nxisin gjuhën e urrejtjes.

Këto deklarata, ministri i Punëve të Jashtme, i ka bërë me rastin e marrjes së kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore- SEECP, me ç’rast ka prezantuar prioritetet e Kosovës gjatë këtij kryesimi.

Pacolli, në një konferencë për media, para ambasadorëve të shteteve mike tha se synimi kryesor mbetet integrimi në Bashkimin Evropian.

Ai u shpreh se është i vetëdijshëm për sfidat që ndodhen në rrugën përpara, për shkak të marrëdhënieve me disa nga shtetet anëtare, mirëpo theksoi se do të përkushtohet në trajtimin pozitiv të kësaj.

Edhe Kosova merr kryesimin e SEECP-it, Pacolli shpalos nesër prioritetet Arbëri Kosova merr kryesimin e SEECP-it, Pacolli shpalos nesër prioritetet

“Aktiviteti përfundimtar i SEECP-së, i organizuar nga Bosnja dhe Hercegovina, gjatë kryesimit të saj, ku pozita e Kosovës në kuadër të SEECP-së, nuk është respektuar dhe Kosova nuk është trajtuar si të gjitha shtete tjera anëtare. Kjo do të ishte shmangur me një vullnet të mirë politik dhe koordinim mes shteteve. Megjithatë, Kosova është e përkushtuar të jetë një partner kredibil dhe konstruktiv në rajon dhe në harmoni të plotë me misionin kryesor të SEECP-së. Politika e BE-së për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal, do të prezantohen në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë kryesimit tonë të kësaj strukture të rëndësishme”, tha ai.

I pyetur se a do të ndalojë Kosova hyrjen e zyrtarëve serbë që vijnë në vend në kuadër të SEECP-së, Pacolli tha se asnjëherë nuk do t’i mbyll kufijtë e saj, transmeton KSP.

“Në Kosovë do të jetë i mirëseardhur çdo mik dhe çdokush që dëshiron të vijë e ta vizitojë Kosovën, të punojë me Kosovën. Por, Kosova do të jetë e mbyllur për çdokënd që vjen me tentativë që të çakordojë harmoninë ndëretnike, të cilën ne e kemi krijuar dhe për ne paraqet një simbol të shenjtë që është i mbrojtur me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Pacolli.

Duke shpalosur tri prioritet tematike të Kosovës gjatë kryesimit të SEECP-së, Pacolli tha se do të fokusohen për bashkëpunim më të madh mes njerëzve, në rritjen e mobilitetit të të rinjve në rajon dhe BE si dhe në promovimin e kulturës dhe turizmit.

Sipas tij këto prioritete do të sjellin Kosovën dhe rajonin më afër Evropës dhe botës.

Edhe Pacolli: Me kushtet ekzistuese të Samitit në Sarajevë na është pamundësuar përfaqësimi Arbëri Pacolli: Me kushtet ekzistuese të Samitit në Sarajevë na është pamundësuar përfaqësimi

“Fokusimi në lidhshmëri. Përdorimi më i mirë i asaj që kemi, rrugë më të mira dhe lidhje më të mirë mes ekonomive, infrastrukturës dhe mes njerëzve... Ndalimi i ikjes së trurit dhe rritja e mobilitetit të të rinjve si me rajonin ashtu edhe me BE-në, është prioritet kyç gjatë kryesimit tonë të SEECP-së. Ne tashmë kemi marrë masa për të adresuar këtë çështje në nivel kombëtar. Por besoj se suksesi do të ishte më i madh nëse ne i bashkojmë forcat tona dhe përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për këtë problem. Çelësi i suksesit do të ishte përfshirja e ët dyja strukturave, qeveritare dhe të shoqërisë civile... Fokusi në kulturë dhe turizëm. Kosova dhe rajoni kanë nevojë të madhe për ribrendim, rizhvillim dhe rindezje të potencialit të tyre të vërtetë turistik dhe kulturor”, tha ai.

E integrimi në BE, sipas Pacollit vazhdon të jetë synimi kryesor.