Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Këtë thotë se e ka bërë për shkak të kërcënimeve nga presidenti i Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, që sot ka thënë se pala kosovare s’është e mirëseardhur në Banja Llukë.
“Me politikan si Dodik rajoni nuk mund të ecën përpara. Gjuha kërcënuese e Dodikut na kujton një të kaluar të afërt të politikanëve radikal, si ky vet dhe pasojat e këtyre kërcënimeve. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt bashkëpunimit rajonal, ndërsa ftoj zyrtarët e BE-së, sidomos ata në Komisionin Evropian që të mos heshtin ndaj këtyre fenomeneve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
-
Dodik: Pacolli, mos e paska pritur tepihun e kuq në Banjallukë
-
Pacolli: Janë për keqardhje sjelljet destruktive të Bosnjës dhe Serbisë, BE-ja të reagojë menjëherë
-
Vizita e Kurtit në Sarajevë nxit reagime, Dodiku e quan provokim
-
Ministrat nga Republika Sërpska bojkotojnë mbledhjen e Këshillit të Ministrave, shkaku i vizitës së Kurtit
-
Dodiku kundër vizitës së Kurtit në Sarajevë, e quan provokim