Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacientët me transplant të veshkave protestojnë para MSH-së, Ismaili lavdërohet për punë

Problemet me furnizimin të barnave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë të ndalur.

Pas problemeve të mëdha me furnizim të insulinave që kishin pacientët e prekur nga diabeti, Ministria e Shëndetësisë ka kohë që i ka shkaktuar probleme edhe një kategorie tjetër të të sëmurëve, raporton KTV.

Mbi 100 pacientë me transplant të veshkave, për një kohë të gjatë, nuk janë furnizuar me njërin nga barnat e listës esenciale. E nga kjo mungesë ata kanë rrezikuar të kalojnë në dializë.

Kjo është protesta e dytë me radhë brenda javësh para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

E derisa këto barna, vlera e të cilave arrin deri në 250 euro, mungonte në listën esenciale, pacientët i sigurojnë ato përmes rrugëve të tjera.

Edhe Pacientët me sëmundje reumatike në protestë për mungesë të medikamentit “Etanercept” Arbëri Pacientët me sëmundje reumatike në protestë për mungesë të medikamentit “Etanercept”

Tek pasdite, Ministria e Shëndetësisë përmes një përgjigjeje, ka thënë se ka arritur që të premten, përmes kontratës së re, të sigurojë rreth mbi 76 mijë njësi të ilaçit cellcept.

Kjo ministri më tutje ka thënë se dy muaj më parë gjithashtu kishte kontraktuar edhe dy lloje të tjera të barnave për këtë kategori të pacientëve.

Ndërsa QKUK-ja gjatë ditës ka konfirmuar se menjëherë pas pranimit të këtij Ilaqi klinika e Nefrologjisë ka filluar menjëherë shpërndarjen tek pacientët.

E derisa shumë pacientë në vend vazhdojnë të presin me muaj të tërë për ilaçe të listës esenciale Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në ditën Botërore të Shëndetësisë, ka gjetur rastin të flasë në superlativ për punën e tij.

Edhe Prizreni ankohet për furnizim të mangët me barnat e Listës esenciale Arbëri Prizreni ankohet për furnizim të mangët me barnat e Listës esenciale

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, ka pranuar se njëra ndër sfidat kryesore vazhdon të jetë mungesa e barnave.

Haradinaj më tutje ka theksuar se është në dijeni se 20 milionë euro shtesë të ndara për shëndetësi, nuk janë zgjidhje magjike për gjendjen në shëndetësi.