Imuniteti i dobët ua pamundëson luftimin e duhur të sëmundjes COVID-19 pacientëve që kanë probleme të ndryshme me veshkat. Prandaj pacientët që kanë sëmundje kronike të veshkave, pacientët në hemodializë dhe ata me veshkë të transplantuar janë më të rrezikuar nga koronavirusi. Mirëpo ende nuk dihet nëse COVID-19 shkakton probleme në veshka tek personat që infektohen me të.
Në Klinikën e Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë thënë se nuk kanë statistika lidhur me shtimin ose jo të numrit të pacientëve që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë, para më shumë se një muaji. Derisa kanë bërë të ditur se nuk kanë trajtuar në Klinikë ndonjë pacient më COVID-19 ose të shëruar nga kjo sëmundje, që si pasojë e saj ka pasur ndonjë komplikim në veshka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Klinikës së Urologjisë në QKUK, Sabit Mehmeti, ka thënë se ndikimi i koronavirusit tek personat që kanë komplikime në veshka nuk dihet. “Nuk kemi ende të dhëna të bazuara statistikore lidhur me shtimin ose jo të numrit të pacientëve me komplikime të veshkave, që nga shfaqja e COVID 19. Pra ende nuk dihet ndikimi i COVID -19 të te të sëmuret me sëmundje të veshkave”, është shprehur Mehmeti.
Megjithëkëtë, ai ka thënë se pacientët që kanë probleme të ndryshme me veshka janë më të rrezikuar nga COVID-19. “Dihet se të sëmuret me sëmundje kronike të veshkave , pacientët në hemodializë dhe ata me veshkë të transplantuar janë më të rrezikuar nga COVID-19, për shkak të imunitetit të dobësuar dhe për pasojë dobësi në përgjigje imunitare ndaj këtij infeksioni”, ka deklaruar Mehmeti.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni falas në gazetën KOHA Ditore. Për t'u regjistruar klikoni këtu)