Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani uron Papa Leon XIV: Zëri i tij do të ketë peshë të madhe

Papa Leo XIV

Foto: Associated Press

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Papa Leo XIV për zgjedhjen e tij papë të enjten. 

Derisa ka uruar në emër të popullit të Kosovës, ajo ka thënë se zëri i tij do të ketë peshë të madhe. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet e mia të sinqerta Shenjtërisë së Tij Papa Leo XIV për zgjedhjen e tij. Në një kohë kur bota dëshiron paqe, unitet dhe dhembshuri, zëri i tij do të ketë peshë të madhe. Papniteti i tij le të shënohet nga qartësia morale, udhëheqja e palëkundur dhe një angazhim i thellë ndaj dinjitetit të të gjithë njerëzimit”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Kardinali Robert Francis Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur papa i 267-të në histori. 69-vjeçari nga Chicago është Papa i parë nga SHBA-ja. Ai do të njihet si Leo XIV. Konsiderohet si lider me eksperiencë të madhe që ka kaluar të gjithë karrierën në Amerikën Latine dhe ka shërbyer në zyrën e Vatikanit. Pritet të jetë vazhdues i reformave të nisura nga Papa Françesku.